us

Stuhia e dëborës “Xhonas” ka shkaktuar të paktën 9 viktima në Lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më shumë se 85 milionë amerikanë në 10 shtete, janë paralajmëruar të mos dalin nga shtëpitë.

Niveli i dëborës ka arritur në 60 cm, ndërsa në Washington, dëbora mund të arrijë deri në 76 cm.

Për shkak të stuhisë dhjetra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike, shërbimet e transportit janë mbyllur, ndërsa autoritetet amerikane kanë mobilizuar edhe Ushtrinë në ndihmë të qytetarëve.

Sipas Kryebashkiakes së Washingtonit, Muriel Bowser, bëhet fjalë për stuhinë më të madhe që kanë parë ndonjëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej disa ditësh, institucionet e parashikimit të motit, kishin paralajmëruar afrimin e stuhisë gjigante në Lindje të vendit, nga Washingtoni drejt New York -ut dhe që do të kalojë përmes Virginas, Kentakit, Karolinës së Veriut e Merilendit.

CNN raporton se dëbora që po zhvendoset drejt Veriut, po dobësohet, por me të mbërritur në Oqeanin Atlantik, stuhia masive do të forcohet sërish.

Tv Klan