Gjykata ruse e dënoi për “mbajtje të  lëndëve narkotike”

Basketbollistja amerikane Brittney Griner u shoqërua nga salla e gjyqit në pranga nga policia pas vendimit me 9 vjet burg për “mbajtje dhe kontrabandë të lëndëve narkotike”. Pas vendimit iu drejtua gazetarëve me fjalët: “Unë e dua familjen time.”

31-vjeçarja Griner, fituese dy herë e medaljeve të arta olimpike dhe yll i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit të Grave në Shtetet e Bashkuara, u arrestua në mes të Shkurtit, kur mbërriti në Rusi për të luajtur për një skuadër ruse, pasi iu gjet në bagazh vaj kanabisi.

Prokurorët rusë kishin kërkuar 9.5 vjet burg për të. Para vendimit ajo tha se futja e vajit të kanabisit në Rusi ishte “një gabim i pafajshëm.” Presidenti Biden, nën presion për të kthyer në vend amerikanët e mbajtur në Rusi, i bëri thirrje Moskës që të lirojë menjëherë basketbollisten.

Dënimi i saj mund të hapë rrugën për një shkëmbim të profilit të lartë të burgosurish mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Tv Klan