Payton Crusten, pozoi për një foto në ditën e parë të shkollës mëngjesin e së hënës.

Dhjetë minuta më vonë, nxënësja e klasës së katër nga Teksas, u vra në një aksident të tmerrshëm rrugës për në shkollë.

Vëllai 16-vjeçar i vogëlushes, i cili ishte gjithashtu në makinë me të, u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.

Personat e tjerë që ndodheshin në automjet, duke përfshirë edhe shoferen Miranda Clark dhe një 3-vjeçar, pësuan lëndime të lehta.  Sipas

Daily Mail

, makina në të cilën ndodhej vogëlushja Payton u përplas me një kamion.

Clark kishte vënë rripin e  sigurimit në kohën kur ndodhi aksidenti, por Payton, e cila ishte ulur në sediljen e pasme kishte vënë vetëm pjesën e poshtme të rripit dhe fluturoi nga makina kur ndodhi përplasja. Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje./tvklan.al