Kjo e diel bën nëntë vite nga dita kur shqiptarët filluan të lëviznin të lirë pa viza në Europë. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, zgjodhi të urojë qytetarët me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale.

Basha shprehet se me liberalizimin e vizave u plotësua një ëndërr e shqiptarëve. Kreu i selisë blu thotë se do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje.

“Para 9 vitesh si ministër i Brendshëm shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Sot dua t’iu uroj të gjithëve dhe t’iu garantoj se do të bëj gjithçka për të mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të BE-së”, u shpreh Basha./tvklan.al