Ushtria hapi zjarr edhe mbi gratë e fëmijët

E shtuna ishte një ditët më të përgjakshme në Mianmar ku të paktën 90 persona u vranë në përplajset e qytetarëve me forcat e ushtrisë të cilat qeverisin vendin pas grushtit të shtetit të 1 Shkurtit.

Agjencitë e huaja të lajmeve raportojnë se që nga ajo ditë numri i viktimave është mbi 400.

Në protestën e fundit, forcat e ushtrisë hapën zjarr edhe mbi gratë dhe fëmijët duke shkaktuar mjaft viktima.

Televizioni shtetëror paralajmëroi se ushtria do të qëllonte pa paralajmërim, por mijëra njerëz dolën sërish në rrugë.

Udhëheqësit e Juntës e kanë justifikuar grushtin e shtetit duke thënë se zgjedhjet e përgjithshme të 8 Nëntorit të fituara nga partia e Aung San Su Ki ishin të manipuluara.

Tv Klan