Infantino përgëzon për arritjet

Në 90-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në FIFA, përqendrimi i të gjitha energjive dhe vëmendjes është tek finalja e parë dhe historike e Conference League. Shqipëria ka lobuar shumë për këtë finale dhe Presidenti i Federatës Armand Duka garanton organizmat ndërkombëtarë për gatishmërinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm.

“Do të doja gjithashtu të garantoja, si komunitetin e futbollit shqiptar, po ashtu edhe FIFA-n, që në Federatën Shqiptare të Futbollit do të gjejnë një partner serioz dhe të rëndësishëm, një partner i cili do të dijë të bashkëpunojë, një partner i cili do të dijë të implementojë çdo politikë të futbollit botëror në vendin tonë”.

Në 90-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në FIFA, presidenti i saj Gianni Infantino iu drejtua federatës së futbollit me një përshëndetje dhe inkurajim për projektet e ardhshme. Infantino kujtoi arritjen më të madhe të fuitbollit shqiptar, kualifikimin në europianin e 2016.

“Nuk mund ta harrojmë kualifikimin e parë historik dhe paraqitjen në finalet e UEFA Euro 2016 në Francë, që i solli aq shumë gëzim dhe krenari popullit shqiptar dhe që është rezultati i përmirësimit të vazhdueshëm përgjatë viteve të fundit”.

Federata Shqiptare e futbollit u themelua më 6 Qershor të 1930 dhe dy vite më pas më 12 qershor të 1932 u pranua si anëtare e FIFA-s.

Tv Klan