900 Euro për të transportuar refugjatë, 3 të arrestuar


900 Euro për të transportuar refugjatë, 3 të arrestuar

09:16 08/07/2020

Tre persona janë arrestuar në Korçë pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Të arrestuarit janë K.N. 27 vjeç i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike, G.Gj. 27 vjeç dhe R.M. 30 vjeç.

Këta persona u kapën në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Hudënisht duke transportuar drejt Tiranës me 3 makina 6 emigrantë të paligjshëm. Ata do t’i merrnin 900 Euro secilit për ta transportuar, me premtimin për t’i kaluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në drejtim të Tiranës, me tre automjete, gjashtë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 900 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se shtetasi K. N., drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të mjetit të dyshuar si të falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /tvklan.al




Të ngjashme