Kardiokirurgu Veshti: Teknike e re në trajtimin e fibrilacionit arterial, rrit cilësinë e jetës

Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër më të përhapurat në popullatë, ndërkohë që në rritje janë edhe operacionet e zemrës që kryhen  nga shërbimi i kardiokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” .

“Bëjmë rreth 850-900 ndërhyrje në spitalin Nënë Tereza duke filluar nga bebet e porsalindura deri tek 85-vjeçarët. Përfshijmë gjithë gamën e kirurgjisë, ne në pacientë pediatrikë kemi kryer 100 ndërhyrje”, ka thënë Altin  Veshti.

Gjatë konferencës ndërkombëtar të anestezisë që po mbahet në Tiranët  mjekët kardiokirurg referuan se tashmë në vend kanë nisur aplikimin e një teknike të re për trajtimin e fibrilacionit arterial.

“Ne po trajtojmë në mënyrë kirurgjikale një nga aritmitë më problematike që është sot në popullatën tonë që është fibrilacionit arterial. Kemi bërë 10 pacientët e parë me rezultate shumë të mira”, ka thënë Veshti.

Kjo teknike e re rrit jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacientëve.

“Përfitimi i parë është që heqin antikoagulantët që është një problem shumë i madh për pacientët e moshash së tretë dhe janë shumë të bezdisshëm, e dyta evitojnë problemin e tromboembolive sepse duke u kthyer ritmi normal i zemrës nuk formohen trombe brenda dhomave të zemrës dhe këto nuk japin probleme si paraliza”, ka thënë Veshti.

Për të shmangur fatalitete nga sëmundjet kardiovaskulare të padiagnostikuara, mjeket kardiokirurg rekomandojnë kontrroll  të zemrës.

“Mbi 50 vjeç duhet një Check Up i thelluar i zemrës për çdo pacient, ku vetëm me prezencën e një elektrograme dhe një eko mund të merret vesh gjendja e zemrës e një pacienti”, ka thënë Veshti.

Mjekët kardiokirug thonë se pas pandemisë është rritur ndërgjegjësimi qytetarëve për tu vizituar.

Klan News