Bani: Shqetësuese diagnostikimi i vonë i sëmundjes. Në rritje moshat e reja nën 25 vjeç

Pandemia e Covid-19, gjatë këtyre dy viteve ka shkëputur vëmendjen ndaj virusit HIV. Gjatë periudhës Janar-Nëntor 2021 janë identifikuar 91 raste me HIV.

“Numri i rasteve për këtë vit është 91. 35 janë meshkuj dhe 26 janë femra. Grupmosha më e prekur është ajo seksualisht asktive25-44 vjeç, llogaritet të jetë mbi 50% të rasteve”.

Edhe pse rastet e diagnostikuara janë të më të ulëta se vitet e mëparshme, ekspertët e Shëndetit Publik e lidhin me  numrin e ulët të testimeve. Ndërkohë që shqetësuese mbetet identifikimi i një rasti te punonjëst e seksit dhe infektimet e personave në moshë të re.

“Çdo person i cili e konsideron veten që ka kryer një sjellje të rrezikshme duhet të shkojë dhe të testohet. Nuk duhet të presim për shenja, nuk ka shenja specifike që jemi infektuar nga HIV”.

Fatkeqësisht mes 10 viktimave të këtij viti ka rezultuar edhe një foshnje vetëm 5 muajshe. Për ekspertët shqetësim mbetet diagnostikimi i vonë.

“Diagnoza e vonshme vazhdon të mbetet një nga problematikat kyçe prej vitesh në Shqipëri. Mëshumë se gjysma e rasteve të reja të diagnostikuara këtë vit vijnë nga klinikat. Këta persona kërkojnë ndihmë pranë strukturave shndetësore në ato raste kur janë shfaqur shenjat e sëmundjes, pra në stadin AIDS”.

Në total në vend të dignostikuar me HIV pozitiv prej vitit 1993, ku është shënuar edhe rasti i parë, ka shkuar në 1493. Prej tyre 749 trajtohen me terapinë antiretrovirale. 29.8 % e rasteve janë të grupmsohës, 35-44 vjec, më pas vijnë grupmosha 25-34 vjec 27.3%.

Rruga seksuale e transmetimit të virusit HIV vazhdon të predominojë në vendin tonë, me një rritje të numrit të meshkujve që kryejnë seks me meshkujt.

Klan News