Ekspertët: 50% janë 24-44 vjeç. Problem diagnoza e vonuar

91 raste të reja të infektuar me HIV janë identifikuar vetëm në 11 muajt e parë të 2021. Shumica e të infektuarve janë në moshë të re, ndërsa ekspertët ngrenë shqetësimin se të infektuarit diagnostikohen mjaft vonë.

“65 janë meshkuj, 26 femra. Diagnoza e vonshme mbetet problematika kyçe prej vitesh. Më shumë se gjysma e rasteve të reja vijnë nga klinikat që do të thotë që këta persona kërkojnë ndihmë në stadin AIDS. Grupmosha më e prekur është ajo seks- aktiv. 24 – 44 vjeç llogaritet të jetë 50% e rasteve me HIV”.

Përgjatë 2021, virusi HIV është trasmetuar në njeë rast nga nëna tek fëmija, ndërsa pjesa tjetër kalon nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

“Mendojmë që një pjesë e mirë i takojnë komunitetit MSM, meshkuj që kryejnë seks me meshkujt, fakti i stigmës që ata nuk e zbulojnë statusin e tyre bën që të kemi këtë raport”.

Që prej zbulimit të rastit të parë me HIV në vitin 1993 e deri më sot në vendin tonë janë identifikuar 1493 persona të prekur nga HIV. 749 persona po marrin terapi antiretroviral prej të cilëve 737 janë të rritur dhe 12 fëmijë.

Tv Klan