915 banesa të dëmtuara nga tërmeti i së shtunës

915 banesa të dëmtuara nga tërmeti i së shtunës

15:37 22/09/2019

U lënduan 132 persona në Tiranë dhe Durrës

Tërmeti i së shtunës 7.5 ballë që goditi vendin tonë shkaktoi dëme të shumta materiale si dhe persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake zyrtare nga shtabi i emergjencave dhe Ministria e Shëndetësisë 132 persona u paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit dhe të Tiranës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Për fat të mirë tërmeti më i fuqishëm i 3 dekadave të fundit nuk shkaktoi asnjë viktimë.

Pjesa e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe vetëm 10 prej tyre po marrin shërbimin mjekësor, 7 në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit. 

Lëkundjet e forta shënuan dëme shumta në banesa dhe biznese. Dëmet më të mëdha janë shënuar në banesa, kryesisht në Durrës dhe Tiranë.

Deri tani numërohen 915 banesa dhe pallate të dëmtuara. Nuk mungojnë dëmet në edhe në 2 shkolla, një qendër shëndetësore, 4 automjete, një kabinë elektrike dhe 1 urë të varur. Shtabet e emergjencave, në koordinim me të gjitha bashkitë e vendit kanë dalë në terren për të evidentuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT