Miratohen 80 mijë kërkesa, buxheti derdh 28 milionë USD në llogaritë e qytetarëve

Deri tani kanë aplikuar mbi 92 mijë individë për të marrë ndihmën financiare në masën 40 mijë Lekë, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Tatimeve.

Deri tani tatimet kanë hedhur shumën në llogarinë e rreth 70 mijë të punësuarve dhe kanë refuzuar vetëm 560 kërkesa, ndërsa 11 mijë aplikime janë në proces shqyrtimi.

Pritet që hedhja e ndihmës financiare të përfudojë së shpejti, ndërsa sot ka qenë edhe afati i fundit i ankesës për të bizneset që janë refuzuar nga paketa e parë, të cilëve u jepet pagë lufte.

Deri më sot, për paketën e dytë, buxheti i shtetit ka derdhur në llogaritë e qytetarëve 28 milionë Dollarë.

Tv Klan