Shënohen 92 raste dhe 1 humbje jete

Kanë pësuar sërish një rritje të lehtë infektimet me Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2851 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 92 qytetarë.

Bashkë me rritjen e numrit të rasteve të reja është zgjeruar edhe harta e përhapjes së virusit.

Veç Tiranës, e cila ka dhe numrin më të madh të infektimeve ditore, raste të reja me Covid-19 janë zbuluar edhe në 25 bashki të tjera.

Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se në këtë 24-orësh nuk e fitoi dot betejën me Covid-19 vetëm aktori Guljelm Radoja.

Ndërkohë situata në spitale ka vijuar të përmirësohet, pasi numri i pacientëve të shtruar dhe atyre në gjendje të rëndë ka rënë sërish. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 janë të intubuar.

Lajmi tjetër i mirë është se janë shëruar 842 qytetarë të tjerë, ndërsa numri i rasteve aktive në gjithë vendin ka rënë në afro 15 mijë.

Tv Klan