Avokatja Nexhi Beqiri thotë se gjatë marrëdhënies së një çifti dashuria e pasioni mund të zbehet me kalimin e viteve, por në thelb mbetet mirënjohja, respekti e përkushtimi. Kjo deklaratë e thënë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, solli reagimin e Gazmend Ujkashit i cili i qëndron mendimit se nuk ka kuptim të vazhdojnë marrëdhënien nëse secili vazhdon paralelisht edhe diçka tjetër.

Avokatja shpjegoi se krizat në çift mund të tejkalohen, por vjen një moshë e caktuar kur më pas as nuk mund të ndahesh dot. Ujkashi kundërshton dhe sjell rastin e një mikeshe 93-vjeçare që thotë se është “marrëzisht e dashuruar”.

Nexhi Beqiri: Deri në moshën 50-60 vjet dhe mund të ndahen, por pastaj nuk ndahesh dot.

Gazmend Ujkashi: Pse?

Katerina Trungu: Nuk ndahesh dot pastaj?

Nexhi Beqiri: Do martohesh pas të 60-ave?

Gazmend Ujkashi: 60 mund të jesh akoma pasionant.

Nexhi Beqiri: Ah po, që të ndahesh dhe mos të kesh më lidhje.

Gazmend Ujkashi: Jo ore si mos të kesh më lidhje? Deri ditën e fundit ke lidhje. Unë kam një mikeshën time 93 vjeç në Amerikë, po më shkruante para 3 ditësh, po më thoshte “jam e dashuruar marrëzisht”. Ajo ka stërnipa.

Nexhi Beqiri: Nuk jemi akoma..

Gazmend Ujkashi: Po çfarë lidhje ka? Njeri është ajo.

Nexhi Beqiri: Po ç’lidhje ka tani, në Shqipëri nuk kemi raste të tilla se edhe ti vetë po thua që s’jemi si jashtë.

Gazmend Ujkashi: Në Shqipëri kemi tabu se njeriu për të dashuruar, pse sheh telenovelat ajo moshë e madhe? Prapë dashuron, dashuron një aty në telenovelë.

Katerina Trungu: Në fakt ka patur edhe raste kur kanë dashur të njihen.

Gazmend Ujkashi: Ja ku e ke, ajo më tregonte mua tani nga Amerika, marrëzisht e dashuruar. 93 vjeçe! Ajo thotë “po hipa në makinë, po i dhashë makinës jam në rregull për gjithçka. Ditën që s’i jap makinës…”

Katerina Trungu: E ka si test atë të të ngarit makinën./tvklan.al