93 vjet nga krijimi i saj, Forca Detare shqiptare ashtu si gjithë Forca e Armatosur, ka pësuar transformime të thella. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se sot kjo forcë është rikonceptuar, ristrukturuar dhe integruar natyrshëm me strukturat e tjera të Forcave tona të Armatosura, duke u bërë pjesë e sistemit të mbrojtjes së hapësirës detare të NATO-s.

“Në planet tona afatgjata ne kemi parashikuar zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës Detare, dhe modernizimin e saj me pajisje dhe mjete lundruese moderne, trajnimin e personelit me standardet e Aleancës, që t’i përgjigjemi jo vetëm kërkesave tona por edhe atyre të NATO-s

“, u shpreh Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur gjithashtu se në 24 muajt e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, misioni do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2019.

“Tashmë u mbushën dy vjet që nga fillimi i këtij misioni jo të lehtë dhe prezenca jonë atje është tepër e vlerësuar dhe e kërkuar nga drejtuesit e operacionit. Marinarët tanë janë kthyer në heronj dhe kanë shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga mbytja e sigurt në det. Ne jemi të vendosur që të vijojmë edhe vitin që vjen do të jemi sërish prezent në këtë rajon, së bashku me Aleatët tanë”

, nënvizoi ministrja Xhaçka.

93 – vjetori i krijimit Forcës Detare përkon edhe me 100-vjetorin e lindjes së Kundëradmiralit më jetëgjatë të Flotës Luftarake Detare, Abdi Matit.

Tv Klan