Rekord të infektuarish me Covid në 24 orë



Rekord të infektuarish me Covid në 24 orë

17:40 02/02/2021

942 raste të reja dhe 5 viktima të tjera

Koronavirusi ka shënuar një shifër rekord të infektuarish në 24 orët e fundit. Që prej zbulimit të rastit të parë në 9 Mars në 2020, kjo e martë ka regjistruar shifrën më të lartë 942 raste të reja.

3856 persona janë testuar për Covid-19 dhe rastet më shumta të të infektuarve janë zbuluar në Tiranë, për t’u pasuar nga Durrësi, Elbasani, Vlora, Shkodra e Lushnja. Më pak raste janë zbuluar në Tropojë, Përmet, Konispol e Vorë.

Numri i viktimave ka shënuar rënie krahasuar me 24 orët e shkuara, ku jetët e humbura ishin në shifra rekord.

Pesë pacientë, 2 nga Tirana, 2 nga Lushnja dhe 1 nga Tepelena nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19. Ata ishin të moshave 43-87 vjeç.

Ndërkohë edhe në 4 spitalet Covid numri i të shtruarve vijon të rritet, aktualisht aty po marrin shërbim 405 pacientë, 25 janë në terapi intensive dhe 10 të intubuar.

Tv Klan







Të ngjashme