Ditëlindja e parë pa bashkëshortin, të ndjerin Princ Philip

Pas 73 vitesh së bashku, Mbretëresha Elizabeth feston për herë të parë ditëlindjen e saj pa bashkëshortin, Princin Philip, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Mbretëresha ka lindur më 21 Prill të vitit 1926 dhe feston 95-vjetorin e lindjes. Në shenjë respekti për të ndjerin e ndarë nga jeta dhe për zinë që po mban për të, Mbretëresha ka vendosur që të mos ketë asnjë organizim për ditëlindje.

Pranë Mbretëreshës janë familjarët që po i japin mbështetjen më të madhe, po ashtu edhe Harry, i cili e shtyu kthimin e tij në shtëpi për të qëndruar pranë gjyshes edhe në ditëlindjen e saj.

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Gjatë ceremonisë Mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.

Klan News