97% e bizneseve dorëzuan në kohë deklaratën e TVSH-së

97% e bizneseve dorëzuan në kohë deklaratën e TVSH-së

15:35 19/07/2018

Nga 11 mijë e 700 biznese, 97% e tyre kanë dorëzuar deklaratën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Drejtoria e Tatimeve njofton se bëhet fjalë për 11 mijë e 340 subjekte që kanë plotësuar deklaratën, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë arritur ta plotësojnë në kohë.

Subjektet që nuk kanë arritur ta dorëzojnë deklaratën ditën e hënë, janë gjobitur nga sistemi me 5 mijë lekë të reja gjobë, dhe janë përfshirë automatikisht në sistemin e tatimeve.

Tatimet thonë se nga ana e tyre është ofruar asistencë për 900 biznese të vogla në mënyrë që të bëhej saktë plotësimi i librave të blerjes dhe shitjes si dhe deklarata e TVSH-së.

Në datën 1 Prill bizneset me xhiron nga 2 deri në 5 milionë lekë u përfshinë për herë të parë në sistemin e tatimit mbi vlerën e shtuar, duke u detyruar që njëherë në 3 muaj të dorëzojnë edh deklaratë të TVSH-së. Formulari për ta është më i thjeshtë se sa ai i kategorisë i mesëm e i madh.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi