Një muaj pas shembjes, mbyllen zyrtarisht kërkimi i trupave nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Florida. Ekipet e shpëtimit konfirmojnë se 97 persona kanë mbetur të vdekur dhe 1 tjetër është shpallur i humbur.

Sipas autoriteteve askush nuk është nxjerrë i gjallë që nga momenti i shembjes së ndërtesës. Ekipet kanë arritur të zhvendosin mbi 13 tonë mbetje pas katastrofës së ndodhur, ku prej rreth një muaji kanë vazhduar kërkimet intensive me disa shkëputje për shkak të stuhisë tropikale Elsa.

Zona e shembjes së ndërtesës është pastruar plotësisht nga mbetjet dhe çështja ndodhet nën hetim për gjetjen e shkakut të shembjes së ndërtesës që i mori jetën 97 personave.

Klan News