994 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit nga policia për shkelje të rregullave anti-Covid. Nga këta, 986 janë gjobitur me 30 mijë Lekë të vjetra për mosmbajtjen e maskës në rrugë dhe automjete.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. 

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  /tvklan.al