Shkon mbi 12 mijë totali i të prekurve, 40%  nga Tirana

Koronavirusi ka regjistruar 3 viktima të tjera këtë të enjte, duke e çuar në 2,531 totalin e jetëve të humbura në këtë pandemi.

Pacientët që kanë ndërruar jetë janë nga Fieri, Tirana dhe Kavaja.  

Rastet e reja me Covid kanë regjistruar një rënie të lehtë këtë të enjte. Nga 5812 testime janë identifikuar 998 raste me koronavirus, prej të cilave 306 janë nga Tirana, 90 nga Shkodra, 70 nga Durrësi, nga 40 raste janë zbuluar në Lezhë  e Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan e 30 në Fier.

Raste te reja me Covid janë identifikuar në të gjithë Shqipërinë, duke e çuar totalin në 12,528 të infektuar. Kryeqyteti mban peshën më të madhe të të infektuarve me 4870  të infektuar që bëjnë afro 40 % të totalit.

Pas Tiranës, vjen Shkodra me 1 696, Durrësi me 1 213 të infektuar, Fieri me 967 të infektuar, Vlora me 917 të infektuar, Lezha me 716 të infektuar, Elbasani me 664 të infektuar.

Dibra është qarku me numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirus, me vetëm 174 raste.

Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Edhe në këtë rast Tirana zë peshën më të madhe të shtretërve në spitalet Covid.

Të shtruarit në spitale janë nga mosha 20 vjeç deri tek moshat e treta dhe gjendja e tyre sipas mjekëve është e mesme e rëndë.

Tv Klan