Lajme nga bota :Vazhdojnë aksionet e luftës në Irak. Sot është regjistruar veprimi i fundit në paralelin 36. Kjo është ndeshja e katërt mes anglo-amerikanëve dhe irakenëve që pas përfundimit të operacionit “ujku i shkretëtirës “.

Toni Bler zbret në Afrikën e Jugut. Takimin e parë e ka bërë me zëvëndësin e Mandelës. Kjo vizitë shënon një sërë marrëdhëniesh të reja.

Kamboxhia feston fundin e një periudhe të cilën të gjithë urojnë të mos kthehet kurrë më. 20 vjet më parë trupat vietnameze hynë në Phonpen duke i dhënë fund aventures së përgjakshme. Sot u zhvillua ceremonia në përkujtim të 2 milionë jetëve të humbura gjatë kësaj lufte./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti