Qeveria dhe dy sindikatat më të mëdha në Shqipëri, Sindikata e Pavarura dhe Konfederata e Sindikatave nuk kanë arritur ende të nënshruajnë një pakt social. Disa nga pikat e paktit të sindikatave janë : Sindikatat nuk do organizohen në greva. Qeveria do të bëje indeksimin e pagave. Punëdhënësi do të marrë pjesë në procesin e privatizimit. Hartimi i kuadrit ligjor kundër punës së zeze dhe ndryshime në kodin e punës.

Për Televizionin Klan kanë komentuar bisedimet për Këshillin Kombëtar të Punës, nënkrytari i konferederatës Xhaferr Dobrushi, kryetari i Sindikatave të Pavarura Xhevdet Lubani dhe shefi i i Kabinetit të ministrit të Punës Dritan Prifti.

Xhaferr Dobrushi u shpreh se “Konfederata e sindikatave është shfaqur në parim për të nënshkruar një pakt social por ne jemi akoma larg nënshkrimit të këtij pakti. Konfederata ka vënë si kusht që pas dialogimit të qeverisë, veçanërisht për pagat dhe zgjidhjes se tyre atëherë do të bëhet fjalë për dialogimin e një pakti social.”

Kryetari i sindikatave të Pavarura Xhevdet Lubani tha se “Në Këshillin Kombëtar të Punës ne si Bashkimi i Sindikatave te Pavarur Shqiptare kundështuam një pakt social me qeverinë. Ne kemi paraqitur kërkesat tona qeverisë dhe kërkojmë realizimin e tyre. Deri tani qeveria ka heshtur.”

Shefi i kabinetit te ministrit te Punës Dritan Prifti:“Nuk është firmosur asnjë marrëveshje me sindikatat. Si qeveri jemi ne stadin e bisedimeve. Pas përfundimit të draftit pakti social do të firmoset nga kryeministri”./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe