Intervistë me republikanin Fatmir Mediu.

Fatmir Mediu : Unë mendoj që ndërhyrja e forcave të NATO-s është e domosdoshme dhe urgjente. Mendoj që takimi që do bëje delegacioni shqiptar me përfaqësuesit e NATO-s në Bruksel natyrisht që do ketë vlerën e vet për të përcaktuar një raport të drejtë të NATO-s me situatën në Kosovë, por në fund të fundit edhe me zhvillimet e mëtejshme për zbatimin e marrëveshjes së Rambujesë. Mosndërhyrja e NATO-s, e përsëris edhe një herë, do të tregonte falimentimin e nënshkrimit të marrëveshjes bërë ndërmjet Faktorit Ndërkombëtar dhe palës së vullnetshme dhe paqedashëse shqiptare të përfaqësuar në delegacionin e Rambujesë./tvklan.al