Mbetemi në kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të ditës. Por në orët e pasdites dhe në vijim parashikohet që në zonën përgjatë kufirit lindor të ketë shfaqje të vranësirave kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës, me 0°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët./tvklan.al