Intervista me trajnerin e skuadrës kombëtare të futbollit Astrit Hafizi dhe me futbollistët.

Vata: Patëm një fillim të mirë, dhamë disa shkëndija të mira në atë fillim të këtij sezoni. Në ecurinë e mëtejshme të ndeshjeve patëm disa zhgënjime, u prit shumë nga ne. Janë tre ndeshje për t’u luajtur. Shpresoj që të paktën ashtu si e filluam, me atë dëshirë, me atë pasion, me ato rezultate pozitive të Norvegjisë dhe të Greqisë shpresojmë që të bëjmë po të njëjtat, ta bëjmë me një mbyllje të tillë, të arrijmë një diçka të bukur, të arrijmë që të kapim maksimumin në këto tre ndeshje dhe të dalim nga vendi i fundit në renditje.

Astrit Hafizi: Nuk mund të them një parashikin të saktë. Se kanë mbetë gjithmonë shprehjet tona të përhershme, gjendja është e mirë. Unë mendoj do t’ja lemë fushës duke pasë parasysh atë që do të paraqesë skuadra ditën e nesërme. E rëndësishme është që nuk kanë asnjë dëmtim dhe të vendosim nesër formacionin e mundshëm për të përballuar Letoninë.

Strakosha: Shpresojmë duke vënë kujdesin dhe zbatimin e detyrave nga trajneri në këto ndeshje. Të arrijmë atë çka duan publiku edhe ne në veçanti.

Futbollisti:… ndeshjen e dytë besoj se do të shënoj.

Futbollisti: Shpresoj se do ndahet mirë.

Futbollisti: Ndeshjen e nesërme duhet të luajmë mirë dhe duhet ta fitojmë patjetër.

Futbollisti: Du me i bo thirrje gjithë publikut që t’i mbushi dhe një herë shkallët e Stadiumit “Qemal Stafa” se nuk do t’i zhgënjejmë këtë radhë./tvklan.al