Legalistët, Këshilli Kombëtar (13 Nëntor 1999)


Legalistët, Këshilli Kombëtar (13 Nëntor 1999)

14:06 13/11/1999

Tendenca e Prokurorisë për të dënuar Naltmadhninë Leka I është një veprim që kërkon të risjellë në skenën politike shqiptare vendimet e Kongresit famëkeq të Përmetit. Ky është mendimi i legalistëve i shfaqur sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të cilët denoncojnë pretencën e prokurorit politik në të ashtuquajturën proces gjyqësor ndaj Lekës së I. Për legalistët ky veprim kuptohet si tendencë për të kuptuar linjat dhe shpresën e votuesve shqiptarë të cilët kanë dhënë votën e fitores në referendumin ’97.

Kjo parti i kërkon pushtetit aktual të ndalë represionin ndaj partisë së tyre dhe të mbyllë procesin ndaj kryetarit Spahia dhe të akuzuarve të tjerë për ngjarjet e 14 Shtatorit ’98. Ky këshill vlerëson kontributin e SHBA-së dhe shteteve të Perëndimit në zgjidhjen e çeshtjes së Kosovës. Dalja nga kriza e thellë e vendit dhe pa rrugëdalje e vendosur nga qeveria aktuale për legalistët realizohet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohëshme. Partia Lëvizja e Legalitetit me moton e saj do të punojë intesivisht për mbrojtjen e interesave kombëtare nisur nga parimi Shqipëria etnike, e lirë dhe demokratike./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti



Të ngjashme