Flamur Noka behet romantik/ Skenderbeu, sa dhe si e njohin qytetaret.

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, deputeti Flamur Noka ka shpërndarë në facebook një poezi, për të ilustruar këtë situatë. Klintoni u ndal në Tiranë, pranë bustit të Skënderbeut dhe në Krujë, qytetin e heroit tonë kombtar, për të pyetur qytetarët, sesi e njohin këtë figurë.Nuk mungojnë përgjigjet pikante dhe këngët e rapsodëve për Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Absurdi/ Del nga burgu, por ishte shitur vila, qytetari: fle ne shtepite e botes!

Një sherr familjar, që nisi për faturën e ujit mes qytetarit Ramadan Lisha, 62 vjec, dhe bashkëshortes së tij, në verën e 2020-ës ishte vetëm nisja e një konflikti, që përfundoi me një akt korruptiv.Ramadan Lisha u dënua me 8 muaj heqje lirie për dhunë në familje. Që nga ky moment ai shkëputi lidhjet me fëmijët, vajzën dhe djalin emigrant ilegal në Angli.Pasi përfundoi dënimin, Ramadani bashkë me policin e zonës, shkoi në shtëpi, për të marrë rroba dhe para, pasi në banesë nuk mund të kthehej të jetonte, për shkak se ishte në fuqi një urdhër mbrojtjeje.Në këtë moment mëson, se vila dy-katëshe dhe trualli ishte shitur, nga i biri, pa u kthyer fare në Shqipëri.Djali, Arditi, autorizoi përmes një prokurë nënën e tij Rukije, e cila e legalizoi,hipotekoi dhe e shiti vilën në emër të djalit të saj, duke paguar në Kadastrën e Tiranës, në sektorin, që mbulon Laknasin. Ramadani kishte aplikuar dy herë, që nga 1996-ta për legalizimin e vilës.Zhdukja nga sistemi dhe mbyllja brenda 1 muaji e gjithë procedurës së legalizimit dhe hipotekimit vetëm me një prokurë, hedh dyshime për korrupsion dhe shkelje.

Skënder Biba, përgjegjësi i legalizimit, që ka marrë aplikimin e Ramadanit për legalizim, nuk e hodhi kurrë emrin e Ramadanit në sistem, por e ka bërë këtë për të birin Arditin. Vila u shit për 260 mijë euro dhe familja u zhduk, mendohet drejt Anglisë.

OSHEE nuk verteton dot borxhin 4 milionesh, por detyron qytetarin ta paguaje.

Jemi në Paskuqan, Kamëz, për problemin e qytetarit Paulin Nikolli, i cili jeton prej shumë vitesh në Greqi. Në Paskuqan ai ka ndërtur disa vite më parë një banesë, por nuk ka jetuar asnjëherë aty, duke e lënë pa lidhje energjie dhe uji.Në 2021-shin ai vjen dhe kërkon të lidhë një kontratë me OSHEE-në, por i thonë, se del debitor me rreth 4 milionë lekë të vjetra dhe që t’i lidhet kontrata,duhet të shlyejë këtë borxh ndaj OSHEE-së. I gjithë problemi është, sesi mund të detyrohet të paguajë këtë shumë, kur as vetë OSHEE nuk ka prova, që mund të jetë ky klienti, që ka borxhin në fjalë. OSHEE qendrore, pas interesimit, jep përgjigjen absurde, se megjithëse ky faturim nuk mund të vërtetohet, qytetari është i detyruar të paguajë 4 milionë lekë.