Dy herë në vit javët e modës, veçanërisht ato në New York, Paris, Londër dhe Milano, veprojnë si një katalizator për tendencat në veshje apo stilimine flokëve.

Përveç asaj që shohim të prezantuar nga dizajnerët, “street style” në këto metropole na jep frymëzim si për veshjet e çdo sezoni, ashtu edhe për flokët.

Frymëzohemi po ashtu për make-up, prerjen e flokëve, ngjyrat të cilat do na japin një pamje më të veçantë.

Nëse nuk jeni gati të ndryshoni në mënyrë drastike flokët dhe thjesht dëshironi të eksperimentoni me modele flokësh që janë të veçanta dhe në të njëjtën kohë të përshtatshme, jeni në vendin e duhur.

Shikoni më poshtë modelet e flokëve që zgjodhëm nga “street style”  për 2023-in: