Enea Dyrmishi është një nga nxënësit i cili braktisi gjimnazin “Arben Broci” në Tiranë 3 muaj pasi ishte regjistruar, për të ndjekur shkollën  ekonomike profesionale.

“Kjo ishte një zgjedhje pasi doja të fokusohesha më shumë në një lëndë profesionale. Do doja të vazhdoja menaxhim biznesi”, tregon ai.

Ai nuk është i vetmi që ka bërë një zgjidhje të tillë pasi shkollën teknike ekonomike e kanë zgjedhur edhe 16 bashkëmoshatarë të tij që më parë ishin në gjimnaze.

Vitet e fundit, tregu shqiptar, por edhe ai i huaj ka shfaqur kërkesë të shtuar për profesionistë. Ndaj ndjekja e një shkolle profesionale po shihet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë si një mundësi e lidhjes direkte me tregun e punës ku nevojat në fushën e shërbimit, por edhe atë të IT mbeten të

“Mendoj të zhvilloj eksperiencë pune më pas shkollës”, shton studenti.

Në kuadër të fushatës “Zgjidh Zanatin” që synonte rritjen dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e arsimit profesional, Ministria e Arsimit u dha mundësi nxënësve të 300 gjimnazeve në vend që të transferonin studimet e tyre në një shkollë profesionale.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit këtë vit shkollor, në të gjithë vendin janë afro 400 nxënës që lanë gjimnazin dhe u zhvendosën në një nga 28 shkollat e mesme profesionale.

Tv Klan