Lajmet kryesoreMË SHUMË









Sinjali




EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Dashuria është në ajër

Seriali dramë-romancë më i mirë i vitit, fenomeni i mediave sociale, me çiftin e aktorëve më të preferuar Hande Erçel (Eda) dhe Kerem Bursin (Serkan). Seriali dramë-romancë më i mirë i vitit, fenomeni i mediave sociale, me çiftin e aktoreve më të preferuar Hande Erçel (Eda) dhe Kerem Bursin (Serkan). Çifti më i paimagjinueshem e gjen veten pre e një marrëveshjeje. Eda do të shtiret si e fejuara e Serkanit dhe ai do t’i rijapë asaj bursen e studimit. Marreveshja do te zgjasë 2 muaj, por të jesh e fejuara e beqarit më të kërkuar dhe më të pasur të Stambollit, nuk është aq e lehtë. Ajo që nisi si diçka e lehtë, nuk është e tillë pas disa orësh...

  • E hënë - e premte 16:05

Nehir

Ndërtimi i një dige do të shndërrohet në një vend ku dashuria “përmbyt” gjithçka E gjitha filloi kur inxhinieri Nazim, një ish i dashuruar i lenduar, me një zemër të artë, njihet “online” me gruan e ëndrrave të tij, Nehir. Ata shkruheshin për muaj të tërë duke u lidhur shumë me njëri-tjetrin. Në panik një ditë ai zgjedh një portret simpatik duke e genjyer atë dhe ajo u dashurua me atë gënjeshter...

  • E hënë - e shtunë 18:20

Doktori i Mrekullive

I tallur, i abuzuar dhe i përbuzur, sepse është autik. Nuk arrin dot të komunikojë me të tjerët, por është një doktor gjeni. Aliu, doktori i mrekullive arrin të gjejë dashurinë dhe familjen që gjithmonë i ka munguar, në spitalin me doktorët me të mirë. Seriali dramatik turk më i ndjekur i vitit, fitues i disa çmimeve për skenarin dhe aktorët më të mirë. Një fenomen tv duke u renditur i pari me shifra rekord audiencë në çdo episod të tij. Një titull ndërkombëtar, ku versioni turk shpallet si versioni më i arrirë dhe më i ndjekur. Një nga rolet më brilante të Taner Ölmez së bashku me aktorët e tjerë Onur Tuna, Sinem Ünsal, Hazal Türesan e shumë të tjerë.

  • E shtunë - e diel ora 20:10

Amaneti

Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Shtëpia ime, fati im

Bazuar në një ngjarje të vërtetë… Çfarë mund t’a detyrojë një nënë të “braktisë” vajzën e saj dhe ta lërë atë në një shtëpi tjetër? Zejnep ndodhet gjithmonë në mes të dy botëve krejt të ndryshme. Një udhëtim për të gjetur rrënjët ku ka lindur! Një dashuri e pamundur, por shumë e zjarrtë mes Zejnepit dhe Mehdiut!

  • E hënë - e shtunë ora 18:20

Osmani

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?

  • E hënë - e mërkurë ora 21:00

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • Sezoni i ri së shpejti

Kryeqyteti Abdulhamid

14 vitet e fundit të pushtetit të perandorit më të fuqishëm osman në shekullin e 19, Abdulhamid Han. Një histori e vërtetë për një sulltan të vërtetë. I zgjuari Sulltani Abdulhamid, përjetoi shumë kohë të vështira dhe shumë suksese duke lënë gjurmë në historinë e politikës botërore të shekullit të 19. Ai ishte perandori i fundit për nga rëndësia (sulltani i 34-rt) i një dinastie shumë shekullore...

  • E hënë - e premte ora 20:00

Bija Ime

Një dramë e fuqishme e vetësakrificës dhe përkushtimit, me një lojë aktoriale brilante, nga ylli fëmijë, Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj tek seriali “Nënë”. Oyku është një vajzë shumë e zgjuar 8-vjeçare, e rritur nga tezja e saj. Një mbrëmje ajo ngelet krejt fillikat, vetëm me një adresë të një zotërie me emrin Demir, që në fakt është babai që nuk e ka njohur kurrë.

  • E hënë-e martë 22:00; E mërkurë-e shtunë 21:00

I infiltruari

Nga regjisori i Ezel, vjen një tjetër serial dramatik që të mbërthen para ekranit. Dy vëllezër Sarp dhe Umut (Mert), djemtë e një krimineli, duan të vënë drejtësi në dy anët e ligjit. Pa e ditur që janë vëllezër, do të luftojnë secili në kahe të kundërta, njëri në polici, tjetri në mafian e krimit.

  • E hënë - e shtunë 13:30

Klan News

Kallezo

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

121.3

122

USD

101.9

102.8

GBP

141.7

143

CHF

112

113.1

Horoskopi 31 Korrik 2021
Dashi

Jeta sentimentale ka hyrë në një periudhë tepër interesante. Nëse keni patur mosmarrëveshje me partnerin, gjërat do të ndryshojnë duke marrë një kthesë tepër pozitive.

Demi

Nëse pyesni dikë për këshillë ka shumë gjasa të merrni një të gabuar, ndaj bëni mirë të mos i dëgjoni. Jepini vetes pak kohë dhe do të shihni se i keni të gjitha përgjigjet.

Binjaket

Nëse dikush do të përpiqet t’ju japë këshillë sot, me gjasë do të pendohet. Nuk jeni në humor për të dëgjuar të tjerët që ju thonë se çfarë duhet të bëni, e aq më pak që t’ju thonë se e keni gabim.

Gaforrja

Bëni çfarë keni në dorë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve sot. Bërtisni nëse është e nevojshme. Një moment që do të keni vëmendjen e njerëzve do të jetë shumë me lehtë për t’i bindur që t’ju ndjekin.

Luani

Mos e humbisni perspektivën sot. Ndonëse mund t’ju duket sikur nuk keni informacion të mjaftueshëm për një detyrë që keni marrë përsipër, minimalisht këndvështrimi juaj unik do të japë rezultate të kënaqshme. Nuk keni përse bini dakord me idetë e të tjerëve, vetëm sepse nuk ndiheni të sigurt.

Virgjeresha

Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit dhe ndoshta nuk i keni dhënë vetes kohën e duhur për t’i përpunuar. Bëni durim dhe përpiquni të gjeni një mënyrë për t’u përshtatur. Gjërat do të qetësohen me kalimin e ditëve.

Peshorja

Dita e sotme nuk do të jetë më e mira. Puna dhe angazhimet e tjera do t’ju marrin pjesën më të madhe të kohës e në fund të ditës nuk do të keni dëshirë për të bërë asgjë. Nëse në mbrëmje zgjidhni të qëndroni në shtëpi, ai do të jetë momenti më shplodhës.

Akrepi

Padyshim që duhet të vini në mëdyshje gjërat që ju thonë, por nuk ka nevojë të shkoni në ekstreme dhe të mendoni se të gjithë do t’ju zhgënjejnë. Nëse dikush ju ofron ndihmë, mos e refuzoni.

Shigjetari

Duket sikur duhet të bëni gjithçka vetë në këtë moment, por nuk është kështu. Keni mjaft miq të mirë që do t’ju ndihmonin me kënaqësi dhe do të bënin edhe punë të mirë. Nëse limiti i kohës po përfundon, kujtohuni që herë tjetër t’i planifikoni gjërat më parë.

Bricjapi

Dikush që keni pranë do të ketë një humor disi të luhatur sot, por nuk do të keni kohë të zbuloni përse. Mos u merrni dhe ecni përpara me ditën tuaj, pa to. Shumë punë ju pret përpara dhe shumë çështje kërkojnë zgjidhjen tuaj.

Ujori

Puna e pavlerësuar mund të shkaktojë pakënaqësi dhe me të drejtë. Mos lejoni që për shkak të tjerëve, t’ju nënvlerësojnë. Kërkoni të drejtën tuaj dhe tregojini vendin atyre që po ju pengojnë.

Peshqit

Do të mësoni shumë vetëm duke dëgjuar bisedat e atyre që keni pranë. Mund të jeni me mendimin se informacione që merrni në këtë mënyrë nuk janë frytdhënëse, por e keni gabim. Ky do të jetë mësimi për sot.

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë