Sinjali

Klan News





EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Doktori i Mrekullive

I tallur, i abuzuar dhe i përbuzur, sepse është autik. Nuk arrin dot të komunikojë me të tjerët, por është një doktor gjeni. Aliu, doktori i mrekullive arrin të gjejë dashurinë dhe familjen që gjithmonë i ka munguar, në spitalin me doktorët me të mirë. Seriali dramatik turk më i ndjekur i vitit, fitues i disa çmimeve për skenarin dhe aktorët më të mirë. Një fenomen tv duke u renditur i pari me shifra rekord audiencë në çdo episod të tij. Një titull ndërkombëtar, ku versioni turk shpallet si versioni më i arrirë dhe më i ndjekur. Një nga rolet më brilante të Taner Ölmez së bashku me aktorët e tjerë Onur Tuna, Sinem Ünsal, Hazal Türesan e shumë të tjerë.

  • E shtunë - e diel ora 20:10

Amaneti

Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Kudo Bashkë

Një dyshe e pandashme Selin - Demir, të cilët nuk mund të evitojnë dot njri-tjetrin si në shtëpi ashtu dhe në pune, por ata nuk mund të evitojne as kiminë e pashmangshme që lind mes një biznesmeni simpatik, pasionant, të rreptë dhe një vajze të bukur, kreative dhe arkitekte e talentuar. Komedia romantike më e bukur e vitit me Aybuke Pusat dhe Furkan Andic.

  • E hënë - e shtunë ora 16:05

Shtëpia ime, fati im

Bazuar në një ngjarje të vërtetë… Çfarë mund t’a detyrojë një nënë të “braktisë” vajzën e saj dhe ta lërë atë në një shtëpi tjetër? Zejnep ndodhet gjithmonë në mes të dy botëve krejt të ndryshme. Një udhëtim për të gjetur rrënjët ku ka lindur! Një dashuri e pamundur, por shumë e zjarrtë mes Zejnepit dhe Mehdiut!

  • E hënë - e shtunë ora 18:20

Osmani

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?

  • E hënë - e mërkurë ora 21:00

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • Sezoni i ri së shpejti

Kryeqyteti Abdulhamid

14 vitet e fundit të pushtetit të perandorit më të fuqishëm osman në shekullin e 19, Abdulhamid Han. Një histori e vërtetë për një sulltan të vërtetë. I zgjuari Sulltani Abdulhamid, përjetoi shumë kohë të vështira dhe shumë suksese duke lënë gjurmë në historinë e politikës botërore të shekullit të 19. Ai ishte perandori i fundit për nga rëndësia (sulltani i 34-rt) i një dinastie shumë shekullore...

  • E hënë - e premte ora 20:00

Bija Ime

Një dramë e fuqishme e vetësakrificës dhe përkushtimit, me një lojë aktoriale brilante, nga ylli fëmijë, Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj tek seriali “Nënë”. Oyku është një vajzë shumë e zgjuar 8-vjeçare, e rritur nga tezja e saj. Një mbrëmje ajo ngelet krejt fillikat, vetëm me një adresë të një zotërie me emrin Demir, që në fakt është babai që nuk e ka njohur kurrë.

  • E hënë-e martë 22:00; E mërkurë-e shtunë 21:00

I infiltruari

Nga regjisori i Ezel, vjen një tjetër serial dramatik që të mbërthen para ekranit. Dy vëllezër Sarp dhe Umut (Mert), djemtë e një krimineli, duan të vënë drejtësi në dy anët e ligjit. Pa e ditur që janë vëllezër, do të luftojnë secili në kahe të kundërta, njëri në polici, tjetri në mafian e krimit.

  • E hënë - e shtunë 13:30
Kallezo

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

122.2

122.8

USD

102.5

103.3

GBP

142

143.1

CHF

111.1

111.9

Horoskopi 23 Qershor 2021
Dashi

Një ditë të ngarkuar do të keni sot dhe do të kërkoni ndihmën e miqve, të cilët nuk do të jenë të gatshëm t'ua ofrojnë atë. Duhet të keni shumë kujdes me financat, pasi do keni shumë humbje.

Demi

Sot do të kaloni një ditë të vështirë. Do të keni mungesë besimi tek vetja dhe çdo vendim që do të merrni do të jetë i gabuar. Edhe me financat do të keni probleme, pasi do të kryeni shpenzime të pakontrolluara.

Binjaket

Sot do të merrni disa vendime të rëndësishme edhe pse nuk do të jeni shumë i bindur për zgjedhjet tuaja. Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë dhe mund të ngriheni në detyrë.

Gaforrja

Sot do të jeni të pakënaqur. Do të kërkoni që të bashkëpunoni me kolegët tuaj, por kjo gjë nuk do të ofrohet prej tyre. Duhet të tregoni kujdes, pasi dikush po mendon plane kundër jush.

Luani

Do të jeni shumë entuziast sot dhe do të jeni shumë i përqendruar në punë. Sot do të arrini që të mbyllni projektet e lëna pezull dhe për sa i përket çështjeve financiare do të merrni një lajm të mirë.

Virgjeresha

Një problem familjar ka për t'u shqetësuar gjatë gjithë ditës. Nuk do të jeni shumë i përqendruar në punë dhe mund t'i hapni probleme vetes. Mund të merrni dhe një lajm të keq.

Peshorja

Një ditë e bukur do të jetë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në punë pritet që të merrni një lajm shumë të mirë. Ata që janë duke kërkuar një punë të re do ta gjejnë atë.

Akrepi

Një problem shëndetësor ka për t'u shqetësuar gjatë gjithë ditës dhe nuk do të jeni në gjendje që të punoni. Mund të keni disa probleme me financat, por nëse merrni vendimet e duhura gjithçka do të zgjidhet.

Shigjetari

Një ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të merrni një lajm të mirë për sa i përket financave dhe mund të bëni të gjitha shpenzimet që dëshironi. Mund të gjeni dhe një punë të re.

Bricjapi

Durimi është kryefjala e ditës për ju. Do të merrni disa vendime shumë të rëndësishme. Për ata që janë duke kërkuar një punë të re, kjo është dita e duhur për të vendosur. Kujdes me financat.

Ujori

Sot do të bëni disa gjeste humanizmi. Në punë pritet që gjërat të shkojnë mirë dhe të mbyllni në kohë të gjithë detyrat që u janë caktuar. Për sa i përket çështjeve financiare duhet të tregoni kujdes.

Peshqit

Një problem shëndetësor ka për t'u shqetësuar gjatë gjithë ditës. Do të jeni në ankth dhe nuk do të keni guxim të merrni asnjë vendim. Sot do të keni probleme dhe me financat.

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë