Sinjali

Klan News





EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Doktori i Mrekullive

I tallur, i abuzuar dhe i përbuzur, sepse është autik. Nuk arrin dot të komunikojë me të tjerët, por është një doktor gjeni. Aliu, doktori i mrekullive arrin të gjejë dashurinë dhe familjen që gjithmonë i ka munguar, në spitalin me doktorët me të mirë. Seriali dramatik turk më i ndjekur i vitit, fitues i disa çmimeve për skenarin dhe aktorët më të mirë. Një fenomen tv duke u renditur i pari me shifra rekord audiencë në çdo episod të tij. Një titull ndërkombëtar, ku versioni turk shpallet si versioni më i arrirë dhe më i ndjekur. Një nga rolet më brilante të Taner Ölmez së bashku me aktorët e tjerë Onur Tuna, Sinem Ünsal, Hazal Türesan e shumë të tjerë.

  • E shtunë - e diel ora 20:10

Amaneti

Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Kudo Bashkë

Një dyshe e pandashme Selin - Demir, të cilët nuk mund të evitojnë dot njri-tjetrin si në shtëpi ashtu dhe në pune, por ata nuk mund të evitojne as kiminë e pashmangshme që lind mes një biznesmeni simpatik, pasionant, të rreptë dhe një vajze të bukur, kreative dhe arkitekte e talentuar. Komedia romantike më e bukur e vitit me Aybuke Pusat dhe Furkan Andic.

  • E hënë - e shtunë ora 16:05

Shtëpia ime, fati im

Bazuar në një ngjarje të vërtetë… Çfarë mund t’a detyrojë një nënë të “braktisë” vajzën e saj dhe ta lërë atë në një shtëpi tjetër? Zejnep ndodhet gjithmonë në mes të dy botëve krejt të ndryshme. Një udhëtim për të gjetur rrënjët ku ka lindur! Një dashuri e pamundur, por shumë e zjarrtë mes Zejnepit dhe Mehdiut!

  • E hënë - e shtunë ora 18:20

Osmani

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?

  • E hënë - e mërkurë ora 21:00

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • Sezoni i ri së shpejti

Kryeqyteti Abdulhamid

14 vitet e fundit të pushtetit të perandorit më të fuqishëm osman në shekullin e 19, Abdulhamid Han. Një histori e vërtetë për një sulltan të vërtetë. I zgjuari Sulltani Abdulhamid, përjetoi shumë kohë të vështira dhe shumë suksese duke lënë gjurmë në historinë e politikës botërore të shekullit të 19. Ai ishte perandori i fundit për nga rëndësia (sulltani i 34-rt) i një dinastie shumë shekullore...

  • E hënë - e premte ora 20:00

Bija Ime

Një dramë e fuqishme e vetësakrificës dhe përkushtimit, me një lojë aktoriale brilante, nga ylli fëmijë, Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj tek seriali “Nënë”. Oyku është një vajzë shumë e zgjuar 8-vjeçare, e rritur nga tezja e saj. Një mbrëmje ajo ngelet krejt fillikat, vetëm me një adresë të një zotërie me emrin Demir, që në fakt është babai që nuk e ka njohur kurrë.

  • E hënë-e martë 22:00; E mërkurë-e shtunë 21:00

I infiltruari

Nga regjisori i Ezel, vjen një tjetër serial dramatik që të mbërthen para ekranit. Dy vëllezër Sarp dhe Umut (Mert), djemtë e një krimineli, duan të vënë drejtësi në dy anët e ligjit. Pa e ditur që janë vëllezër, do të luftojnë secili në kahe të kundërta, njëri në polici, tjetri në mafian e krimit.

  • E hënë - e shtunë 13:30
Kallezo

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

122.6

123.2

USD

101

101.8

GBP

141.8

142.7

CHF

112

112.8

Horoskopi 17 Qershor 2021
Dashi

Sot prisni që të jeni më i futur në marrëdhënie me njerëzit. Do të gjeni miq të rinj, ose të kaloni kohë me vlerë me shokët e vjetër. Edhe nga ana e dashurisë do të jeni mirë pasi do të vijë duke u intensifikuar. Javët në vijim do të gjeni burime për të përmirësuar mirëqenien tuaj.

Demi

Muajin e kaluar patët mundësi që të afirmoni veten tuaj dhe të cementoni disa aspekte të personalitetit. Po hyni në një periudhë konsolidimi. Duket sikur keni krijuar një produkt të ri dhe tani do ta nxirrni në treg.

Binjaket

Sot do të jeni më të dakordësuar. Keni për të qenë të lumtur. Do të keni besim, qartësi dhe karizëm kudo që shkoi. Keni përmirësuar veten muajt e fundit.

Gaforrja

Ky është momenti i duhur për të larguar ato që ju pengojnë që të arrini synimet tuaja. Është një pengesë e caktuar që ndalon që të shkëlqeni.

Luani

Keni përpara disa javë shumë prodhimtare. Keni punuar fuqishëm së fundmi dhe është e natyrshme që të arrini në këtë fazë. Duhet që të ktheni kokën pas, të masni se çfarë keni kaluar dhe të vlerësoni fuqinë që keni. Kujdes, mos mendoni kurrë pak, mund të arrini gjëra të mëdha.

Virgjeresha

Duhet të bëni disa përpjekje më shumë. Duhet që të ktheheni në Tokë dhe të na “bashkoheni” ne. Mund të jeni duke kultivuar pavarësinë më shumë seç duhet. Duket sikur po largoheni nga njerëzit. Duhet që të pranoni të punoni me të tjerët pasi është një komponent i rëndësishëm i jetës.

Peshorja

Ajo që mund t’ju duket tokë e ngurtë mund të rezultojë rërë thithëse. Kini kujdes ku shkelni. Mund t’ju shfaqet një element keqkuptimi gjatë ditës, ç’ka mund t’jua bëjë të vështirë të dilni para njerëzve.

Akrepi

Keni bërë një arritje shumë të madhe në jetën emocionale muajin e kaluar. Është momenti i duhur për të mbajtur këtë harmoni. Tani ndiheni më spontanë. E meritonit këtë.

Shigjetari

Sot mund ta gjeni të vështirë të përballeni me realitetin. Ju duhet kohë të çlodheni, mos u shqetësoni për detajet dhe përqendrohuni më shumë në gjendjen tuaj të përgjithshme.

Bricjapi

Sot mund ta keni të vështirë të avanconi me projektet tuaja, veçanërisht nëse keni nevojë për ndihmën e të tjerëve. Për të marrë diçka duhet të jepni diçka. Jini i pari që lëshon pe dhe gjërat mund të zbuten.

Ujori

Dëgjoni me kujdes zërin e zemrës suaj sot. Nëse ka kundërshti me ato që thonë miqtë tuaj, atëherë janë ata që e kanë gabim. Vazhdoni të dëgjoni zërin e brendshëm.

Peshqit

Jeni në një fazë të mirë sa i takon ndjenjave, në sajë të ndikimit të Diellit. Në punë, dita do të jetë pozitive, por bëni mirë që të shikoni përreth.

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë