Festa e Pashkës, emigrantët kthehen në atdhe. Fluks mjetesh në Kapshticë
Festa e Pashkës do të sjellë drejt Shqipërisë me dhjetëra emigrantë shqiptarë. Drejt Pikës Kufitare të Kapshticës janë drejtuar me dhjetëra mjete që presin të hyjnë në territorin tonë nga Greqia.Siç ka mësuar gazetarja Daniela Zisi, policia greke punon aktualisht me 6 sportele në dalje ndërsa pala shqiptare me 7 sportele në hyrje për të përballuar fluksin në rritje