Asambleja Parlamentare e KiE njeh reformat e drejtësisë në Shqipëri, Hasani: Më në fund po japin rezultatet e shumëpritura
Me 52 vota pro, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka njohur reformat transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili shkruan se angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit