Varhelyi: Kuvendi të mos e rivotojë kodin zgjedhor



Varhelyi: Kuvendi të mos e rivotojë kodin zgjedhor

14:05 26/10/2020

Komisioneri për Zgjerimin kërkon të pritet komisioni i Venecias

Komisioneri për Zgjerimin ne Komisionin Europian, Oliver Varhelyi i ka kërkuar parlamentit që të mos i votojë ndryshimet ne Kodin Zgjedhor pas kthimit që i bëri Presidenti.

Në një status në rrjetet sociale, komisioneri Varhelyi shkruan se Komisioni i Venecias do të këshillojë shpejt palët e interesit për implementimin e ndryshimeve Kushtetuese të 30 Korrikut.

“Parlamenti duhet të konsiderojë pritjen për të rivotuar dha ta llogarisë këtë këshillë”, shkruan Varheli, duke përmendur se qëllimi është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Tv Klan




Të ngjashme