Klosi: Muaji Prill të na gjejë gati për çeljen e sezonit turistik

Miratimi i hartës së plazheve në hapësirë publike dhe private ka qenë një ndër pikat kryesore të diskutuara në Komitetin e Turizmit për Rajonin dhe mbledhjes së Këshillit Bashkiak në qarkun e Fierit.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, bëri me dije se ky vendim u bë në përputhje me një paketë turistike për zonën ku përfshihet turizmi arkeologjik, natyror dhe detar.

Sipas ministrit, Fieri i ka të gjitha shanset për të zhvilluar një ofertë turistike të mirë, pasi ka arkeologji, plazh masiv dhe festa lokale. Ai kërkoi ndërmarrjen e një aksioni duke filluar që nga ky muaj dhe në Mars, në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për çeljen e sezonit turistik në Prill.

Vëmendje Ministri Klosi i ka kushtuar edhe formalizimit të bizneseve në këtë sektor, çështje për të cilën ka nisur procesi i certifikimit.

Tv Klan