Moti i keq përfshin jugun e Italisë

Moti i keq përfshin jugun e Italisë

12:07 12/11/2019

Në Siçili shpallet gjendja e emergjencës

Një valë e motit të keq me reshje të dendura e përmbytje ka goditur jugun e Italisë.

Reshjet e dendura shndërruan në lumenj të furishëm disa rrugë në rajonin jugor të Bazilikatës, duke shkaktuar rrëshqitje toke e rrjedhimisht bllokim të disa rrugëve.

E tillë është situata edhe në zonat e banuara të Siçilisë, ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në qytetin e Raguzës dhe zona të tjera. Shkollat janë mbyllur për shkak të vështirësisë në qarkullimin rrugor për shkak të përmbytjeve.

Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me erëra të forta që kanë shkaktuar jo pak dëme. Megjithatë, deri më tani nuk flitet për të plagosur. Moti i keq është shtrirë edhe në veri, por situata është më pak problematike.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi