Këshilltari: Do të sfidojë Facebook-un dhe Twitter-in

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të kthehet së shpejti në mediat sociale më një platformë të tij. Jason Miller, këshilltar i ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë televizive se me kërkesë të Trump-it po zhvillohet një rrjet i madh social që siç u shpreh ai “do të ripërcaktojë krejtësisht gjithë lojën”.

Sipas Millerit, platforma pritet të jetë gati për 2–3 muaj, por megjithatë nuk dha asnjë detaj më shumë nga sa ka deklaruar vetë Trump për këtë çështje që kur ishte president dhe u censurua nga mediat e tjera sociale.

Twitter dhe Facebook përjashtuan ish-Presidentin që pas sulmit të mbështetësve të tij më 6 Janar ndaj kongresit në Washington. Gjatë sulmit u vranë 5 persona. Rrjetet sociale, siç kishin paralajmëruar më herët, e përjashtuan Donald Trampit për nxitje të dhunës dhe urrejtjes me postimet e tij.

Trump e ka përdorur Twitter-in për më shumë se 10 vjet si mjet për të anashkaluar mediat tradicionale dhe për të komunikuar drejtpërdrejt me votuesit. Rrjetet sociale patën ndikimin kryesor në fitoren e tij në zgjedhjet e 2016-ës.

Tv Klan