Manastiri i Zvërnecit po bëhet një destinacion i preferuar për turistët e huaj, të cilët vijnë për të zbuluar bukuritë natyrore dhe historike. Çdo vit kisha e Shën Manastirit tërheq me mijëra vizitorë, një pjesë e mirë e tyre nga Spanja dhe Maroku.

“Jam nga Spanja, po ndjekim një tur në të gjithë Shqipërinë dhe ky ishte një nga destinacionet natyrore dhe historike vizituam. Kam veshur këtë bluzë sepse më pëlqejnë ngjyrat e flamurit tuaj.”

 “Vijmë nga Maroku, është hera jonë e parë këtu në Manastir, jemi shumë kurioz për monumentet kulturore dhe historike prandaj jemi këtu, shqiptarët janë shumë miqësor, kjo është gjeja që pëlqejmë më shumë.”

Një pjesë e mirë e tyre vijnë për herë të parë, ndërsa një pjesë tjetër kthehen sërish duke krahasuar Vlorën e disa viteve më parë dhe duke vërejtur ndryshime pozitive.

“Jam nga Spanja, nuk është hera ime e parë që jam në Vlorë, kam qenë këtu shumë vite më parë dhe shikoj një sërë ndryshimesh, më shumë zhvillim disa hapësira janë më të pastra gjithcka ka ndryshuar për mire.”

Manastiri i Zvërnecit është kthyer tashmë në një pikë kyçe për turizmin kulturor dhe natyror në Vlorë. Rreth 80% e turistëve që vizituar Vlorën përgjatë vitit 2023 kanë qenë të paktën një herë në Manastir.

Tv Klan