Trajneri Kleschenco kërkon kualifikimin: Të vdesim në fushë ndaj Shqipërisë

Sfida e Kishinjau vlen sezonin edhe për Moldavinë. Përballja me Shqipërinë mund të kurorëzojë një ecuri të jashtëzakonshme të trikolorëve, pasi për herë të parë janë shumë pranë kualifikimit në një kampionat Europian. Trajneri moldav, Sergej Kleshenko në daljen për shtyp konfirmoj se ky 90 minutësh është për jetë a vdekje dhe se vëmendja është totalisht tek ndeshja me kuqezinjtë.

“Unë e njoh kombëtaren shqiptare, kemi luajtur me ta jo shumë kohë më parë. Humbëm 0:2, shpresoj të kemi nxjerrë konkluzione dhe shpresoj për një rezultat pozitiv. Gjëja më e rëndësishme është që lojtarët të kuptojnë rëndësinë e takimit, sytë e të gjithëve po shkëlqejnë. Tani ndeshja me Shqipërinë është shumë e rëndësishme, nuk po mendojmë ende për ndeshjen me Çekinë. E kuptojmë që është më mirë të vdesim në fushë tani sesa të lëmë gjithçka për ndeshjen me Çekinë”.

Për këtë takim, në dyshim mbetet aktivizimi i sulmuesit kryesor, Jon Nikolaesku.

“Nuk mund të ndryshojmë asgjë rrënjësisht. Por dua dhe shpresoj që të luajmë si në pjesën e dytë të ndeshjes me Poloninë, kur shpirti, lufta, zemra dhe shpirti ishin të pranishëm. Gjithçka ishte në fushë. Nuk i kam dëgjuar deklaratat e lojtarëve shqiptarë. Mundohem të përqendrohem në punën time dhe të mos lexoj intervistat e kundërshtarëve të mi. Nikolaesku më shqetëson dhe stafi mjekësor po bën gjithçka që është e mundur për ta pasur në dispozicion”.

Kjo përballje do të transmetohet falas dhe ekskluzivisht në televizionin kombëtar “Klan”.

Klan News