Producenti i “Miss Universe Albania” dhe  “Miss Universe Kosova”,  Eduart Deda, ishte i ftuar tek “Rudina” këtë të martë, ku foli për peripecitë që ka hequr për të ndjekur sportin, emigrimin e vështirë në Itali dhe rritjen profesionale.

Në vitin 2014 Fadil Berisha, i besoi organizimin e “Miss Universe Albania”, ndërsa një vit më pas u bë drejtor i saj, detyrë të cilën e mban edhe sot. Nga viti 2018 Eduarti është drejtor edhe i “Miss Universe Kosova”.

Ai është martuar me Ana Gjuren në vitin 2011 dhe nga kjo martesë ka dy fëmijë, Noemi vajza e tij 7-vjeçare dhe djali i tij Mark, 6 vjeç.

Ai punon me vajat më të bukura, kështu qw nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes nëse bashkëshortja e tij bëhet xheloze.

Rudina: Bashkëshortja jote bëhet xheloze për ty që punon mes vajzave të bukura gjithë vitin?

Eduart Deda: Po, ka raste që bëhet xheloze, por duke qenë se ato janë kaq shumë vajza, thotë nuk…përveç kësaj, unë nuk është se jam shumë i ri ë, unë jam 40 vjeç dhe ato janë goca nga 20 nga 18…mund të ketë qenë në fillim që isha edhe pak më i ri, para 7 vitesh, mund të ishte xheloze më shumë sa të kuptonte që ky është një profesion dhe kjo është një punë dhe nuk është fun. Për shembull, kur kthehem unë të dielave, se ne xhirojmë të premte, të shtunë, të diel, kur kthehem jam shumë i lodhur dhe nuk të flas fare, fjalën miss as nuk dua ta dëgjoj kur kthehem në familje.

Rudina: Bukur, shumë bukur. Një familje shumë e bukur.

Eduart Deda: Faleminderit.

Rudina: Një familje që duket që të mbështet në mënyrë që ti të kesh sukses edhe në punën tënde, në karrierën tënde.

Eduart Deda: Patjetër! /tvklan.al