E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë Iljada Baci, vajza e cila u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë në “Miss Shqipëria 2020. 16-vjeçarja nga Erseka ka arritur të “rrëmbejë” kurorën mes 26 konkurenteve.

E pyetur nga Rudina Magjistari se a ka besim që mund të fitojë edhe “Miss Globe”, Iliada është shprehur që vetëbesimi i saj është rritur më shumë, por prap do e konsiderojë si një eksperiencë, pa patur pritshmëri të larta që në fund të mos zhgënjehet.

Rudina Magjistari: Të uroj suksese e në “Miss Globe”, e pret me emocion, ke besim se mund ta fitosh?

Iliada Baci: Sigurisht që kam më shumë vetëbesim, por prap së prapi dua të futem me atë idenë që thjesht shijoje. Anjëherë me pritshmëri sepse nuk dua të zhgënjehem, është shumë e vështirë të zhgënjehesh kur ke pritshmëri të mëdha. Më mirë ta marr si një eksperiencë dhe do e shohim se çfarë do ndodhë. /tvklan.al