Petrit Vasili dhe Enkelejd Alibeaj të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan kanë treguar se çfarë do ndodhë me opozitën pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Petrit Vasili u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk dëtmojnë opozitën e shtoi se tregojnë vetëm frikën e Ramës.

Përgjigja ime është e shkurtër dhe e menjëhershme. Kjo që ndodhi ishte një mundësi e jashtëzakonshme që Edi Rama të tregonte frikën nga opozita. Rama gjatë gjithë procesit të Kodit Zgjedhor është përpjekur që të lehtësojë frikën e tij”, tha Vasili.

Më tej ish-deputeti i LSI tha se ndryshimet nuk mund të ndryshojnë dot votën e qytetarëve. “Nuk sjell asnjë komplikim për opozitën. Asnjë votë që është menduar kundër Edi Ramës nuk do të humbasë. Këta sharlatanë nuk e ndryshojnë dot votën”, shtoi më tej Vasili.  

Nga ana tjetër dhe Enekelejd Alibeaj u shpreh i bindur në fitoren e opozitës dhe shtoi se Rama gjatë gjithë kësaj kohe po tregon frikën e tij.

Masa është kjo, opozita do jetë e bashkuar, Rilindja do jetë e vetme. Aritmetika elementare është e qartë, humbja do jetë për Ramën dhe e pret dhe ndëshkimi tek 7 penxheret”, tha ish-deputeti i PD./tvklan.al