Kryeministri Edi Rama ka qenë në Durrës këtë të mërkurë për të vizituar disa pallate që janë rikonstruktuar pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Gjatë bisedave me qytetarë të ndryshëm, nuk kanë munguar as shakatë. E tillë ishte me një qytetar, i cili iu drejtua vajzës së tij dhe i tha “do e bësh një foto me mretin, duke nënkuptuar kryeministrin Rama.

I gatshëm ishte kreu i qeverisë të dilte fotografi me vajzën, ku padyshim nuk la pas batutat pikante.

Rama kur sheh vajzën: Oooo si je ti?

Vajza: Mirë.

Edi Rama: Me mësime mirë?

Vajza: Po

Edi Rama: Mirë sa, me 10 të gjitha?

Vajza: Po

Edi Rama: Aty më rri. Ishte godit gjithandej?

Babai: Mbrapa e kam rregullu vetë.

Edi Rama: E ke marrë grantin e rikonstruksionit?

Babai: Po po. Faleminderit prej jush. O Tamara do e bosh i foto me mretin?

Edi Rama: Ça mreti. Hajde bëjmë një foto. Hajde bëje një selfie se këto… Bëje edhe një me telefonin tënd që të jesh e sigurtë. Se ju jeni njësha. E bën dhe me efekte.

Pasi bën selfie

Edi Rama: Ta bëjmë edhe një pa maskë se ashtu dukem si gogoli që ka ardhur në shtëpi.

 458 pallate në shtatë lote, sipas Ramës, jo vetëm po meremetohen së brendshmi, por edhe po transformohen krejt mjediset e brendshme dhe pamja e jashtme e pallateve të hershëm, duke krijuar një atmosferë të re në blloqet e banimit.

“Bashkë me 157 pallatet e dy loteve të fundit, në dalje të dimrit plot 615 pallate gjithsej, do të jenë shumë më të sigurtë e shumë më të bukur se sa në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar”, thotë Rama në një postim sa i përket rindërtimit./tvklan.al