Sot ka nisur transmetimin në kanalin zyrtar në Youtube të RTV Klan dhe në televizionin Klan Plus, “Daily Love Story”, një mini-show ku publiku do të njihet me të pathënat, prapaskenat dhe komentet e spektaklit Love Story, i cili startoi një natë më parë, duke thyer rekord shikueshmërie tek audienca.

Gazetarja e “DLS”, Xhesi Muça, ka thumbuar paksa vajzat para se të ngjiteshin në skenë, për të zbuluar emocionet dhe komentet e tyre për konkurrentet e tjera, si edhe për Saimirin.

Teksa është pyetur nëse mendon se do të eleminohet në natën e parë, Suela shprehet se i frikësohet pak këtij fakti, por thotë se është e sigurt që vlen dhe që nuk do të jetë ajo që do të eleminohet.

“Jam më me pak emocion, çik fare. Këtë e kam pak fare me frikë. Ma merr mendja që mund të jem, por më shumë më anon mendja nga ana tjetër, që s’jam, se e di që ja vlej për diçka. Unë jam në rregull me veten time, gjithashtu dhe gocat janë shumë të mira, jemi karaktere të ndyshme”, deklaroi bukuroshja.

Ndërkohë, e pyetur nëse Saimiri është djali i ëndrrave të saj, Suela ka habitur me përgjigjen teksa ka thënë se nuk është një fanse e tij.

“Është shumë i mirë por dua ta njoh më tepër dhe nëse do eleminohesha që natën e parë do më vinte inat. Nuk jam një fanse e zjarrtë e Saimirit. Do ta shoh natën e dytë si do të eci muhabeti edhe me gocat e tjera”, u shpreh konkurrentja Suela Karaj.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al