A do jesh kandidat për deputet? Salianji: Besoj se po, askush nuk e ka të sigurt

Ervin Salianji, ish-deputet i PD


A do jesh kandidat për deputet? Salianji: Besoj se po, askush nuk e ka të sigurt

21:22 22/01/2021

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka qenë i ftuari i parë i emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Salianji ka folur sot për kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme, vendimet e fundit të Lulzim Bashës për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Salianji ka thënë se ai beson që do të jetë kandidat për deputet, por tha se duhet pritur deri në fund. Më tej në lidhje me caktimin e Edmond Spahos në krye të listës në Korçë, ish-deputeti u shpreh se është një vendim i kryetarit dhe është vendimi i duhur.

Ervin Salianji: Nuk është ndonjë enigmë e madhe, pasi unë për shkak të mbështetjes që kam nga demokratët do jem një nga kandidatët, besoj.

Arian Çani: Besoj, pra asgjë nuk është e sigurt?

Ervin Salianji: Për askënd nuk dihet. Pasi janë vendime kolegjiale.

Arian Çani: Por kokat e listave janë zgjedhur.

Ervin Salianji: Kokat e listave janë eksluzivitet i kryetarit, pasi i mat peshën specifike të gjithsecilit.

Arian Çani: Salianj, para se t’i jap fjalën Currit. Të mbetet mes nesh, Edmond Spaho është profesor i mirë, por nuk ka stofin tënd politik, nuk ka agresivitetin tënd.

Ervin Salianji: Edmond Spaho është nënkryetari i partisë, një prej personalitetet e pa përfolura. Ai është nënkryetar partie dhe ekipi i kandidatëve për deputet duhet të ketë ngjyrime nga të gjitha personalitetet./tvklan.al






Të ngjashme