Arben Imami shprehet se grupimi për Partinë Demokratike ku bën pjesë, do të nxjerrë më shumë se një kandidat për kryetar partie. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Imami thekson se çdo kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në radhët e Partisë Demokratike, mund ta bëjë më mirë punën që sipas tij, Basha e ka provuar që nuk është në gjendje ta bëjë.

Arben Imami: Nuk janë hapur zgjedhje, ne si grup, grupi për PD-në, patjetër dhe këtë kam paralajmëruar, grupi për PD meqenëse ka një kohezion të mjaftueshëm, edhe pikëpamjesh, edhe marrëdhëniesh, besojmë se do të arrijmë të nxjerrim një ose më shumë kandidat, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme në parti dhe për këtë e kam paralajmëruar, se nuk mund t’i fshihet, nuk mund të futet në asnjë vend… 

Arian Çani: Janë tani në Korrik…

Arben Imami: Të shohim kur janë, sepse mund të jenë edhe në Qershor, siç u tha sot, pra pa bërë supozime, nuk dua të bëj supozime për gjëra që nuk i di. Por kurdo që të jenë, ne…

Arian Çani: I keni gati?

Arben Imami: Jo, jemi në fazën që duhet të bisedojmë, që ky njeri për humbjet që ka pasur, që janë humbje seriale, do të mbarojmë këtë bisedë.

Arian Çani: E keni ju kandidatin gati?

Arben Imami: Do ta bëjmë gati kandidatin.

Arian Çani: Sonte nuk mund të thuash që je ti për shembull?

Arben Imami: Jo, absolutisht jo. Un them që çdo kandidat i paprovuar, që ka një eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Lulzim Basha, që është provuar që nuk e bën dot./tvklan.al