Në një lidhje direkte me “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ka plan të kërkojë rikthimin në krye të PD. Berisha shprehet se ambicia e tij ka të bëjë gjithçka për t’i rikthyer PD sovranitetin.

Fevziu: A keni plan të kërkoni rikthimin në krye të PD?

Berisha: Ambicia ime eshtë një dhe vetëm një, në planin e brendshme do të bëj gjithçka që t’i rikthej PD sovranitetin dhe t’i kthehet vendit si opozitë e vërtetë. Jam i hapur për çdo lloj posti në kuadrin kushtetues.

Fevziu: Çdo lloj posti në kuadrin kushtetues. Duket një moment shumë i pafavorshëm nga 30 vite para. Sot keni kundër SHBA, PS dhe partinë që krijuat vetë. Në parim kam përshtypjen se kur ju lëshoi PD nuk ju mbron askush tjetër.

Berisha: Besimin më të madh e kam tek demokratët dhe tek shqiptarët. Kam bindjen se jo vetëm dhjetëra, mijëra demokratë janë lënduar sot sa asnjëherë në ekzistencën e tyre, janë lënuar qindra mijëra shqiptarë të cilët besojnë se Shqipëria është një vend sovran./tvklan.al