Ndryshimet në kabinetin qeveritar ka qenë një nga temat më të mprehta të ditëve të fundit. Partitë aleate kanë kërkuar që mbështetjen e tyre ta kondicionojnë me ndryshime në kabinetin qeveritar.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit blendi Fevziu politikanët, Skënder Gjinushi kryetar i PSD, Neritan Ceka kryetar i PAD, Petro Koçi deputet, Lufter Xhuveli kryetar i Partisë Agrare dhe në lidhje direkte analisti Artur Zheji.

“Koha për ndryshime mendoj se po kalon, jemi të vonuar. Kjo qeveri është krijuar në Dhjetor të vitit të shkuar dhe mori si slogan kryesor  dhe mori si angazhim kryesor përshpejtimin e procedurave për integrimin e Shqipërisë në BE. Ishin vënë edhe një afat që ky vit do të ishte  viti i mbylljes së negociatave”, tha Gjinushi./tvklan.al